Tentoi të rrëmbente një fëmijë/ Policia po punon për identifikimin e të dyshuarës
Lajmi I Fundit Lajmi I Fundit
392 subscribers
1,161 views
5

 Published On Sep 15, 2024

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara sot në media, ku një grua një fëmijë nga një supermarket, teksa kanë qenë punonjësit ata të cilët kanë reaguar dhe kanë parandaluar ngjarjen e rëndë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se denoncimi është bërë ditën e djeshme nga shtetasi E. D., 34 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur në një market në “Rrugën e Barrikadave”, ku fëmija që u tentua të rrëmbehej ka qenë një vajzë 2-vjeçare.

Më tej në njoftim thuhet se sipas dëshmive të punonjësve të marketit, gruaja protagoniste e ngjarje, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Policia e Tiranës deklaron se po punon për identifikimin e gruas dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

show more

Share/Embed