Top Channel/ Erdogan takon Scholzin: Qëndrime të kundërta, por edhe interesa të mëdha!
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.77M subscribers
1,524 views
12

 Published On Oct 19, 2024

Në një takim të mbajtur hermetik për momentin, kancelari gjerman Olaf Scholz u prit në Stamboll nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Nuk ka ende shumë detaje për mediat, i vetmi sqarim është se bisedimet mes dy liderëve kanë në focus Ukrainën, emigracionin dhe situatën në rajon.

Politologja Hürcan Asli Aksoy thote se “pavarësishr qëndrimeve të kundërta në konfliktin e Lindjes së Mesme, ka interesa të përbashkëta mes Ankarasë dhe Berlinit në shumë fusha të tjera”.

"Në fund të fundit, të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën – politikisht, ekonomikisht dhe nga ana sociale”, shton ajo. Një zëdhënës i qeverisë federale ndaloi në mënyrë të vecante tek konflikti i Ukrainës duke kujtuar se si Turqia luajti një rol të rëndësishëm në mundësimin e furnizimeve me grurë nga Ukraina në tregun botëror nëpërmjet Detit të Zi. Për javë të tëra flitet për krijimin e një grupi kontakti ndërkombëtar për të kërkuar mënyra për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Aty do të jetë edhe Ankaraja.

Nga ana tjetër qeveria federale kgjermane a theksuar vazhdimisht, se Turqia duhet të përfshihet në politikën europiane të sanksioneve kundër Rusisë. Kur bëhet fjalë për emigracionin, Scholz pritet të shtrojë pyetjen se si mund të kthehen në Turqi më shumë azilkërkues turq të refuzuar. Kur bëhet fjalë për vendet e origjinës së azilkërkuesve, Turqia renditet e treta pas Sirisë dhe Afganistanit. Një temë tjetër pritet të jetë eksporti i armëve. Turqia dëshiron të modernizojë forcat e saj ajrore me 40 avionë luftarakë Eurofighter. Meqenëse ato prodhohen nga Gjermania, Spanja, Britania e Madhe dhe Italia, të katër vendet duhet të bien dakord për blerjen e tyre. Deri tani vetëm Spanja dhe Britania e Madhe kanë dhënë dritën jeshile.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RexhepTajipErdogan#OlafScholz#TopChannelNews

show more

Share/Embed