Shije Shtëpie - Byrek i shpejtë me kos dhe djathë nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
5,400 views
39

 Published On Jun 30, 2023

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1 pako peta (450 gr)

100 ml vaj

50 gr gjalpë

4 kokrra vezë

600 gr kos

200 gr djathë

Kripë

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me vajin. Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim në të një petë.

Në një tas përziejmë vezët me pak kripë dhe shtojmë në të kosin duke i përzierë mirë. Shtojmë në tas edhe 5-6 lugë vaj. Në tryezën e punës hapim një petë dhe pasi ta lyejmë me pak vaj me furçë, thërrmojmë mbi të pak djathë, e rrudhosim si rrudhat e një fundi dhe e vendosim në tepsi. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët duke i vendosur në tepsi njëra pas tjetrës (por jo të ngjeshura).

Në fund pasi të kenë mbaruar të gjitha petët, i mbulojmë me kosin të trazuar me vezë. E përhapim mirë në sipërfaqe duke lënë në tas pak kos ku do të shtojmë edhe një vezë për ta spërkatur në fund me qëllim që të marrë një ngjyrë të kuqerremtë.

Vendosim byrekun në furrë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

show more

Share/Embed