Shije Shtëpie - Byrek me djathë me vezë (Gati për 10 min) nga Znj.Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
19,030 views
127

 Published On Sep 8, 2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Receta:1 pako peta
3 vezë
150 g kos
350 g djath ose gjizë pa kripë
300 ml qumësht
1 pako pluhur pjekës
Pak piper
100 ml ujë i gazuar
50 ml vaj ulliri
Kripë
2 lugë gjëllë susam


Fillimisht përgatisim mbushjen e byrekut. Në një tas thërmojmë djathin, shtojmë në të qumështin, kosin, 3 vezë, pluhurin pjekës dhe pak piper të zi. 2 lugë gjellë vaj, të gjithë këto përbërës i përziejmë dhe i lëmë menjëane.

Në një tas tjetër vensosim 100 ml ujë të gazuar + 50 ml vaj + pak kripë i përziejmë mirë. Me ujin dhe vajin do të spërkasim petët. Lyejmë një tepse me vaj ulliri dhe vendosim në fillim 4 petë, ku secila prej tyre ku secila prej tyre do të mbulojë ¼ e sipërfaqes së petës të tepsisë. Pjesën tjetër të petëve te dalë jashtë do të shërbej për të mbuluar byrekun. Rezervojmë dhe 1 petë menjënaë.
Pjesën tjetër të petëve e mbledhim roledhe i presim në shirita me gjerësi 1 cm, më pas i hapim shiritat e petëve duke i shkriftuar në tyrezë.
Spërkasim petët e hapura në tepsi me vajin e përzier me ujë dhe nivelojmë duke i shpërnderë petët me shirita në të gjitha sipërfaqen e tepsisë. Shtojmë mbushjen e përgatitur me djathë. E shpërndajme me lugë mbi petët e prera derisa të mbulojmë komplet sipërfaqen. Mbledhim petët anësore duke i spërkatur anët me vaj. Në fund e mbulojmë byrekun me petët e rezervuara e spërkatim përsëri me vaj dhe susam e shpojmë me një stikandet dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-190 për 45 – 50 min.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

show more

Share/Embed