Vizita e ministrit serb në Shkup, Maqedoni-Serbi marrëveshje në fushën e mbrojtjes - 11 Qershor 2009
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
56 views
0

 Published On Oct 3, 2024

Lajme arkiva 2009

Tapetin e kuq të cilin Maqedonia nuk mundi ta gjej dot për pritje solemn të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, sot me të dy këmbët e shkeli ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac. Në një ceremoni të organizuar me solemnitet të rrallë për nivel ministrorë, Shutanovac u prit nga homologu i tij maqedonas Zuran Konjanovski. Të dy ministrat nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në lominë e mbrojtjes përfshirë përforcimin në lidhjeve në luftën kundër terrorizmit eventual në rajon. Temë e pa anash kalueshme mes tyre ka qenë edhe Kosova.

Dragan Shutanovac: “Maqedonia dhe Serbia nuk pajtohen për rrugën që po ecën çështja e Kosovës, dhe shpresojmë që kjo çështje do zgjidhet në rrugë paqësore ashtu sikurse Serbia po tenton ta zgjidh”.

Ne nuk dëshirojmë të kujdesemi vetëm për një pjesë të rajonit, por rajonin e shohim si një tërësi e cila si e tillë do të duhet të lëvizë drejt integrimeve euroatlantike. Maqedonia është shprehur e gatshme të mbështes Serbinë në përmbushjen e reformave integruese për në NATO.

Pritja solemn për ministrin serb të mbrojtjes në Shkup, u organizua 10 dit pasi Maqedonia nuk ishte e gatshme ta presë në mënyrë solemne presidenti Kosovar, Fatmir Sejdiu, që shkaktoi dhe anulimin e vizitës së tij në Maqedoni. Shutanovac është funksionari i 3 serb i cili vetëm për 3 muaj viziton Maqedoninë që dëshmon për intensifikim të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Beogradit në periudhën kur ka ftohje të raporteve Shkup-Prishtinë.

Nga Shkupi për TV klan, Isen Saliu./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed