Mes lotëve Nikola: Vrava gruan padashje, doja të gjuaja viçin me mjet prerës për ta futur në stallë
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
70,884 views
99

 Published On Feb 2, 2023

Nëpërmjet emisionit “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, Nikolla Gjet Noci nga Puka, ka bërë një prezantim të vetes dhe jetës që ai bën për të njohur një partnere të re që mos ta kalojë pjesën tjetër të mbetur të jetës, vetëm. Ai ka treguar mes lotëve edhe për të shkuarën e tij jo fort të mirë. Zoti nuk i dha një fëmijë dhe ka jetuar vetëm me gruan. Pavarësisht se nuk kishin fëmijë, ata kanë qenë të lumtur bashkë dhe kanë kaluar një jetë të mirë. Në 2009 jeta e tyre mori një kthesë tjetër, kur ai pa dashje, duke tentuar të fuste viçin në stallë, ka vrarë gruan me një mjet prerës, të cilën e la të vdekur menjëherë. Ai u fut në burg dhe kreu dënimin që meritonte. I gjithë rrëfimi i 72-vjeçarit ka qenë me lot në sy dhe ka preferuar që të jetë i sinqertë në çdo gjë që thotë sepse nuk mund t’i mbajë të fshehte jetën e tij dikujt që pretendon ta njohë dhe të krijojë sërish një familje.
Nikollë Gjet Noci: Unë quhem Nikollë Gjet Noci, lindur dhe banuesi i fshatit Gojani i Madh rrethi Pukë. Datëlindja ime është 1959, unë jam pensionist. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë që në fëmijëri për shkak se regjimi na sulmoi për arsye se nuk u futëm në kooperativë dhe ai sistem mori vendim, nuk na la të punojmë.
Në vitin 1981 u fejova, isha rreth 29 vjeç dhe u njohëm me dashuri, me anë të njohjes, pamjes fizike dhe me lejen e prindërve të të dy palëve u martuam dhe kemi kaluar një jetë të lumtur. Ajo ishte shumë punëtore, shumë e zgjuar dhe unë pata një humbje shumë të madhe me vdekjen e saj. U mundova ta respektoja në mënyrën time, kemi pasur me gruan time një harmoni shumë të madhe dhe aty më erdhi dhe humbja. Fëmijë kam, nuk u realizua, iku mosha, iku jeta. Mua më respektojnë, edhe fshati më thërrasin bac, në shenjë respekti që nuk kam fëmijë. Edhe mosha 50-60 vjeçe mua më thërrasin bac, pra kanë një respekt për mua dhe unë për ata.
Unë atë e kam dëmtuar vetë me duart e mia, me pahir. Unë kam mbajtur vazhdimisht 2-3 lopë dhe çdo viç i lopës ose çdo bagëti që del nga stalla ai nuk ka parë dritë dhe është shumë e vështirë për ta futur brenda. Ne u munduam ta izolojmë dhe ta fusim në stallën ku na doli bashkë me gruan. Ai ishte shumë i vështirë, unë me pahir për të qëlluar viçin për ta ndaluar, e kam goditur gruan me një mjet prerës dhe i është shkaktuar vdekje e menjëhershme. Pasi ndodhi kjo, kam lajmëruar policinë, ka ardhur policia, jam arrestuar, jam dënuar me 8 vite burg. Me sjellje të mirë, me ligjet e shtetit, kam përfituar rreth dy vite, kam dalë me 6 vite e pak muaj, jam liruar. Kur dola nga burgu, mbajta shpresë se dikush do më ndihmojë nga njerëzit e mi. Jo se nuk donin të më ndihmonin, por nuk kishin iniciativë për të hyrë për një person tjetër që të kem në krahë një grua.
Në 2009 kam dalë nga burgu dhe jetoj vetëm. Punoj si çdo njeri tjetër dhe akoma nuk e kam humbur atë fuqinë e punës, pasioni im është pak blegtori dhe pak bujqësi. Blegtoria më ndihmon shumë se kaloj stresin me to, në ambient të pastër. Merrem dhe me bujqësi, mbjell misër, jonxhe, probleme ekonomike nuk kam. Këtu kam vëllain me dy djemtë, shtëpinë gjysmën, e kam unë, gjysmën e ka vëllai. Jetojmë në dy oborre dhe kalojmë shumë, shumë mirë. /tvklan.al
#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed