Dokumentari kushtuar Heroit të Kosovës Mujë Krasniqit
Nuhi Bytyci Nuhi Bytyci
1.61K subscribers
38,432 views
223

 Published On Apr 6, 2023

Ky dokumentar i kushtzohet njërës prej figurave qendrore të luftës së UÇK-së Komandant Mujë Krasnqit-Kapuçit.
Mujë Krasniqi ishte komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës. Mujë Krasniqi bashkë me Rexhep Selimin dhe Daut Haradinaj më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skënderajt paraqiten për herë të parë publikisht në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mujë Krasniqi shquhej për guximin, trimërin e tij në fushat e betejave që zhvilloi UÇK-ja kundër forcave barbare serbe dhe në shumicën e rasteve ka udhëhequr njësitin e tij në ofensivat e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës dhe në atë të Dukagjinit.
Mujë Krasniqi ka rënë heroikisht bashkë me 41 bashkëluftëtarë në malet e larta të Pashtrikut më 14 dhjetor 1998 në një betejë frontale me forcat ushtarake serbe. Me dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës Mujë Krasniqi është shpallur Hero i Kosovës.

show more

Share/Embed