Xhamia e Allajbegisë, monument kulture i lënë në harresë
Bulqiza ime Bulqiza ime
411 subscribers
1,822 views
21

 Published On Oct 27, 2022

Xhamia e Allajbegisë ndodhet në fshatin Burim, Maqellarë. Ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat. Shpallur monument kulture në vitin 1970-të, por që rrezikon të kthehet në rrënoja nga mungesa e investimeve restauruese.

Xhamia është nga të rrallat objekte fetare të ndërtuara në Shqipëri me “teknikën e klauzonazhit” si kombinim i të tullës dhe gëlqeres. Sipas gojëdhënës këtë xhami e ka ndërtuar një allajbeg vendas në nderim të djalit të tij (në ushtrinë osmane, allajbeg ishte komandanti i një regjimenti).
Xhamia e Allajbegisë akoma vazhdon të përdoret për të kryer ritet fetare nga banorët e zonës.

Në vitin 2018-të, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi projektin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër për restaurimin e xhamisë së Allajbegisë, i cili parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit. Por që kanë kaluar afro katër vite dhe asnjë investim për restaurimin e këtij objekti nuk është ndërmarrë.

show more

Share/Embed