Edicioni i Lajmeve Tv Klan 30 Shtator 2024, ora
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
741 views
6

 Published On Sep 30, 2024

Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 30 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 30 Shtator 2024

Opozita djeg karriget e kuvendit. Bllokimi i seancës, PS kërkon ndëshkim të 24 deputeteve

Deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre para parlamentit në shenjë proteste pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, duke bllokuar seancën plenare. Kryeparlamentarja Spiropali u detyrua te ndërpresë seancën, ndërsa PS kerkon perjashtimin e e 24 deputeteve te djathte.

Tensionet në kuvend, Rama: Revoltë kundër një vendimi gjykate. Ne ndërtojmë, opozita djeg e shkaterron

Kryeministri Edi Rama e cilëson aktin e djegies se karrigeve te Parlamentit nga deputetet e PD si revoltë ndaj vendimit te gjykatës per Salianjin. Rama thekson ndryshimi mes PS-se dhe opozites eshte se e majta ndërton vendin, ndërsa ata djegin e shkatërrojnë.

Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Dera e bashkisë, e hapur për të gjitha palët

Pas më shumë se 15 muajsh, bashkia e Himarës ka në zyrë një kryetar të zgjedhur. Vangjel Tavo është betuar sot përpara këshillit bashkiak përpara marrjes së detyrës. Ai tha se dera e bashkisë do jetë e hapur për të gjitha palët.

Ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën për drejtimin e policisë. Emri i shkon kryeministrit

Ilir Proda është emri i përzgjedhur nga ministri i Brendshëm për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Me 19 vite karrierë në forcat e rendit ai mban detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. Zyrtarizimi i takon Këshillit të Ministrave.

Izraeli nis operacionet tokësore të limituara në Liban. SHBA dërgon mijera ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme

Izreali ka nisur operacionet ushtarake tokësore te kufizuara brenda jugut te Libanit, sipas Departamentit Amerikan i Shtetit. Nderkohe qe ne pritje te inkursionit te gjere ushtarak, SHBA do te dërgojë mijëra trupa shtese ne Lindjen e Mesme.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed