Opinion -Debat per Luften e Dyte Boterore (25 Nentor 2004)
RTV Klan Arkiv RTV Klan Arkiv
49.8K subscribers
70,460 views
236

 Published On Jan 25, 2022

Partia Komuniste, Balli Kombetar, Legaliteti: Kush luftoi? Debat per luften e dyte boterore (Partizane + Balliste + Gjermane) - Te ftuar: Liri Belishova, Rahman Perllaku, Ahmet Nivica, Beqir Ajazi.


Blendi Fevziu: Teleshikues të Tv Klan mirëmbrëma! Ju flas si çdo të enjte në orën 21:00 nga studioja e emisionit të përjavshëm Opinion. Në një debat të cilin e kam anonçuar që një javë më parë, në një debat i cili ka lidhje me një temë e cila duket sikur është aktuale por është një temë historike, një temë e cila lidhet me 28 Nëntorin me festën që pritet të festojmë, me festën e 60 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit gjerman, por edhe ata italian më parë. Një festë e cila gjithsesi ka brenda saj edhe një debat i cili ka përfshirë protagonistët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, ata që ishin renditur në 3 formacionet kryesore politike dhe luftarake të asaj kohe, ato që i takonin Partisë Komuniste, ato që i takonin formacionit të Ballit Kombëtar dhe formacionit të Legalitetit. 60 vjet pas luftës, pra 60 vite pas asaj që e quajmë çlirimi i Shqipërisë ka protagonistë të atyre viteve, katër protagonistë të atyre viteve, katër njerëz që kanë luftuar, janë integruar, kanë marrë pjesë direkt në formacionet luftarake të asaj kohe sikurse e thashë në formacione të ndryshme janë rimbledhur në këtë studio për të diskutuar disa nga pikëpyetjet më të mëdha që mbeten që ato kohë. Janë katër njerëz të cilët e kanë shënjuar jetën e tyre kur kanë qenë në një moshë mjaft të re, pra e gjithë jeta e tyre e mëpasshme ka qenë e shënuar me angazhimin e tyre në luftë. Janë katër protagonistë që i përkasin tre formacioneve të ndryshme. Duke nisur nga zonja Liri Belishova përfaqësuese e formacioneve partizane që udhëhiqej nga Partia Komuniste në atë kohë. Zoti Rrahman Parllaku gjithashtu përfaqësues i formacioneve partizane që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste. Zoti Ahmet Nivica përfaqësues i formacioneve të Ballit Kombëtar që sikurse thashë drejtoheshin nga komiteti Qendror i Ballit Kombëtar. Zoti Beqir Ajazi përfaqësues dhe njëkohësisht një nga njerëzit e angazhuar në formacionin e Legalitetit që udhëhiqej nga Abaz Kupi. Janë katër protagonistë që për herë të parë pas 60 vjetësh kanë mundësitë të ballafaqojnë opinionet e tyre ballë për ballë mbi atë që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Është një debat i dhimbshëm për pjesën më të madhe të tyre. Sikurse e thashë kanë qenë në një moshë mjaft të re dhe kjo pjesëmarrje ka shënuar gjithë jetën e tyre të mëpasshme. Gjithsesi para se të fillojmë debatin do të doja që secili prej të ftuarve të prezantonte në mënyrë sa më koncize, sa më të shkurtër angazhimin që ka pasur në momentet e luftës dhe aktualisht. Zonja Belishova cili ka qenë angazhimi që ju keni pasur gjatë luftës?

Liri Belishova: Unë kam punuar me rininë dhe në fillim kam qenë një nga udhëheqëset e Rinisë Komuniste dhe antifashiste të Tiranës dhe pastaj një nga udhëheqëset e Rinisë Komuniste antifashiste të gjithë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Zoti Parllaku?

Rrahman Parllaku: Unë kam marrë pjesë në luftë nga 28 Nëntori 1941 kam qenë fillimisht në njësitë guerilë të Vlorës më pas komandant i tyre prej Marsit deri në 23 Mars 1943, pastaj kam qenë komisar batalioni në Brigadën e 5, zëvendës komisar brigade në Brigadën e 8 dhe jam transferuar po me të njëjtën detyrë në Brigadën e 3. Me këtë brigadë kam kaluar nga Shqipëria e Jugut deri në Kosovë. Në Kosovë jam emëruar komandant i divizionit të 5 dhe jam graduar nënkolonel më 28 Nëntor 1944. Kam komanduar divizionin në tokat e Jugosllavisë në sanxhak deri në Bosnjën Jugore, këto kanë qenë detyrat e mia gjatë luftës.

Blendi Fevziu: Zoti Nivica?

Ahmet Nivica: Unë gjatë okupimit Italian në 7 Prill 1939 ndodhesha në shkollën tregtare në Vlorë. Në 7 Prill që forcat italiane zbarkuan në Vlorë erdhi Neshat Kolonja me një divizion të ushtrisë Elbasan dhe morën pjesë disa fshatarë dhe disa studentë të shkollës tregtare. Domethënë për herë të parë e mora armën e parë kundër okupatorit në 7 Prill 1939. Kjo vazhdoi familjarisht. Ishim e gjithë familja në luftë. Më pas unë u bashkova me forcat Nacional Çlirimtare që quheshin, që unë sot i quaj “Nacional Gënjeshtare”. Më pas unë shkova me grupet komuniste, luftuam bashkë, jam plagosur në luftën në Tepelenë kundër okupatorit fashist deri në Mukje. Në Mukje ne u mashtruam këtë e di gjithë Shqipëria nuk ka nevojë që ta zgjasë këtu. U shkëputa nga kjo dhe u vendosa në Delvinë të Kurveleshit ku kishim shtëpinë, një dyqan e disa gjëra. Nga aty mora prapë pjesë në lëvizje me Çetën e Delvinës. Pas disa trazirave që do ti them më vonë, unë formova Rininë Nacionaliste Balliste. Luftova në rrethin e Gjirokastrës. Pas ikjes së Zylfo Dacit nga Gjirokastra unë mora dhe Gjirokastrën dhe më pas shkova në Kosovë e më pas kam ikur me Mit’hat Frashërin dhe me kryesinë e Ballit Kombëtar kur ne humbëm luftën për në emigracion në Itali.

show more

Share/Embed