Shije Shtëpie - Supë krem kungulli të verdhë/Salcë me ullinj nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN RTV KLAN
1.98M subscribers
1,623 views
30

 Published On Oct 16, 2023

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Supë krem kungulli të verdhë

2 feta kungull të verdhë

1 karotë

1 qepë të vogël

3 thelpinj hudhra

1 patate mesatare

1 dado

Kripë

0.5 lugë kafe piper të kuq

0.5 lugë kafe shafran Indie

1 litër ujë

1 gotë qumësht

Në një tenxhere vendosim kungullin e vërdhë të qëeruar dhe të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë në të patatet të grira në rende e mbulojmë me ujë dhe e lëmë kungullin të ziejë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaudisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrat dhe karrotat e grira hollë. i përziejmë për 5 minuta e më pas i shtojmë në tenxhere me kungull ku do të shtojmë 1 dado sipas preferencës tuaj, mish, pule, apo perime. Gjithashtu do të shtojmë pak kripë, piper të kuq, shefran Indie. I lëmë të ziejnë plotësisht e më pas shtojmë 1 gotë qumësht dhe pasi e kalojmë supën në blender e kthejmë atë në krem. E shërbejmë të ngrohtë.

Sallatë me ullinj

250 gr ullinj (pa bërthamë)

3 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle kaperi

1 qepë të vogël

1 tufë kopër

1 lugë gjelle salcë kosi

2 lugë gjelle majdanoz

Kripë + piper

1 bagetë për brusketa

Të gjithë përbërësit ullinjtë, hudhrat, kaperin, qepën në kubikë, koprën, salcën e kosit, majdanozin dhe kripën + piperin e zi, i vendosim në një grirëse qepe. I përziejmë për 1-2 minuta dhe gjithçka gati për t’u shërbyer. Thekim brusketat dhe i lyejmë me këtë salcë të shijshme.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

show more

Share/Embed