“Me kokë të prerë deri në majë të Tomorrit”, përgjigja e Baba Mondit befason Fevziun
RTV KLAN RTV KLAN
1.98M subscribers
1,111 views
3

 Published On Oct 16, 2024

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu në malin e Tomorit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tregon për emisionin “Opinion” në Tv Klan historinë e krijimit të teqesë së Abaz Aliut. “Me kokë të prerë ka ardhur dhe ka zgjedhur malin e Tomorrit,” ishte kjo përgjigja e Baba Mondit që befasoi gazetarin Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu: Baba Mondi, 1600 metra lartësi, kur është ndërtuar teqeja e Abaz Aliut?

Baba Mondi: E ka bërë Dervish Iljazi më 1916.

Blendi Fevziu: Pa qenka mbi 100 vjeçare. Po pse zgjodhi këtë vend kaq të bukur?

Baba Mondi: Po Zoti kështu i zgjedh dhe shenjtorët e dinë se ku duhet të rrinë. Rrinë në maja.

Blendi Fevziu: Po pse i dedikohet Abaz Aliut? Thuhet që flamurtari i tij ka ardhur vetë në Tomorr?

Baba Mondi: Po. Sipas gjithë atyre shenjtorëve tanë, Abaz Aliu është vrarë në Qerbela sepse ka qenë flamurtar i betejës së Qerbelasë dhe me kokë të prerë ka ardhur dhe ka zgjedhur malin e Tomorrit.

Blendi Fevziu: Me kokë të prerë?! Po si vjen me kokë të prerë?!

Baba Mondi: Shenjtor janë ata që janë si Zoti vetë.

Blendi Fevziu: Pra shpirti dhe materia janë dy botë të ndryshme.

Baba Mondi: Po kuptohet.

Blendi Fevziu: Pra Abaz Aliun e vranë në Qerbela se ishte flamurtari i betejës dhe ai me kokën e prerë erdhi në malin e Tomorrit. Në majë fare?

Baba Mondi: Në majë. Dhe fjala Tomorr do të thotë “mirë”, “vendi i të mirëve”.

Blendi Fevziu: Po ky quhet një mal i shenjtë, është vetëm për bektashinjtë apo për të gjithë botën?

Baba Mondi: Për të gjithë botën, vendet e mira nuk janë vetëm për një besim, janë për të gjitha besimet.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që edhe një grusht dheu nga varri i Abaz Alit është këtu?

Baba Mondi: Po është në vitin 1600 Baba Haxhi Qesaraka ka marrë një grusht dhe.

Blendi Fenziu: Nga Qerbelaja më 1600, domethënë nga Iraku ka marrë një grusht me dhe, e ka sjellë në Tomorr.

Baba Mondi: Po. Në majë të Çukës.

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed