"Dje në mbrëmje Gert Bogdani ishte në këtë studio”/ Eni Vasili: Ja biseda e fundit me ish deputetin
News24 Albania News24 Albania
371K subscribers
12,707 views
57

 Published On Sep 18, 2024

Drejtuesja e emisionit Open në News 24 Eni Vasili, në hyrje në emisionit ka kujtuar Gert Bogdanin, që u nda sot nga jeta në mënyrë të beftë.
Vasili tha se dje në mbrëmje Gert Bogdani ishte në studion e Open dhe se bëri një analizë mjaft të mirë për situatën në Kosovë dhe fushatën zgjedhore në SHBA. Ajo shton se Gert Bogdani do të mbahet mend mbi të gjitha si një qytetar me shumë vlera.
Eni Vasili: Emisionin sot dua ta nis për një qytetar të mirë, siç ishte Gerti Bogdani, që u nda nga jeta në mënyrë të beftë, duke tronditur politikën dhe opinionin publik. Dje në mbrëmje Gerti Bogdani ishte në këtë studio dhe bashkë me ne në Open bëri analizën e situatës në Kosovë dhe fushatës në SHBA. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur dhe për ne në News 24.

show more

Share/Embed