Elbasan, festa e nxënesve (24 Dhjetor 1999)
RTV Klan Arkiv RTV Klan Arkiv
49.8K subscribers
2,818 views
5

 Published On May 26, 2020

Fëmijët elbasanas kanë festuar sot vitin e mijëvjeçarit të ri. Ishte një bashkëpunim i Bashkisë së Elbasanit me Drejtorinë Arsimore në Rreth që bënë të mundur gëzimin dhe festimin e Vitit të Ri nga qindra nxënës të shkollave të qytetit. Në fjalën e tij Drejtori i Drejtorisë Arsimore në rreth, Kozma Hakani, i uroi fëmijëve sukses në shkollë dhe shëndet në familje. Kryetari i Bashkisë Engjëll Dakli ka trokitur gotat në çdo tavolinë me fëmijët më të dalluar. Dakli duke i përshëndetur tha se jeta jonë nuk do kishte kuptim pa gëzimin tuaj. Qendra Kulturore e Fëmijëve kishte përgatitur më pas një program kulturor dhe artistik, me këngë, numra cirku, humor, recitime dhe valle. Në fund fëmijët morën pakot me dhurata.

Gazetar: Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed