Alban Skenderaj - SIKUR TA DIJA
AlbanSkenderajMusic AlbanSkenderajMusic
462K subscribers
3,497,508 views
16K

 Published On Nov 5, 2023

Muzika: Alban Skenderaj
Teksti: Alban Skenderaj
Piano Session: Mario Deda
Recording, mix & master: AK Records

Directed by The Claudia
Video: FullMoon Production


Sikur ta dija
Do të shtrëngoja ditë e natë
Ti puthja duart
Të thoja se sa jam me fat
Sikur ta dija
S’do vija kurrë asgjë në botë
Para lumturisë tënde, veç

Sikur ta dija
Do kyçja egon në sirtar
Me ty do rrija
Tek ndiqje bregut një pulbardhë
Sikur ta dija
Nuk do ta merrja të mirëqenë
Aspak dashurinë tendë, por

Ty dielli të mungon, vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot, një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend, ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim kur është tepër vonë

Sikur ta dija
Do ti kurseja ato fjalë
Lotët e mia
Sonte do rridhnin veç për mall
Sikur ta dija
Do mbyllja sytë që të shikoj
Përtej buzëqeshjen tënde, veç

Sikur ta dija
Se asgjë tjetër nuk ka vlerë
Sa dashuria
Që mbrapsh s’kërkohet asnjëherë
Sikur ta dija
Nuk do ta merrja të mirëqënë
Aspak dashurinë tënde, por

Ty dielli të mungon, vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot, një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend, ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim kur është tepër vonë

Sikur ta dija
Do të kushtoja tjetër këngë
Diçka të çiltër
Siç i ka hije shpirtit tënd
Sikur ta dija
Do ta tregoja pak më shpesh
Sa shume ti vlen per mua, por …

show more

Share/Embed