Shije Shtëpie - Qofte me perime, djathë dhe vezë (pa miell) nga Znj.Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN RTV KLAN
1.98M subscribers
3,477 views
43

 Published On Mar 7, 2022

#qofte #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Receta:
1 patate (e madhe)
1 kungull (i madh)
1 karrotë (e madhe)
1 vezë e madhe ose dy të vogla
3 lgj parmixhan i grirë
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Grijmë në rende perimet(në fije). I spërkatim me shumë pak kripë dhe i përziejmë të gjitha perimet së bashku. I vendosim në një tepsi të vogël. Shtojmë në to 1 vezë të madhe ose 2 te vogla. Shtojmë 2-3 lugë gjelle djath parmixhan të grirë hollë e piper të zi. I përziejmë mirë të gjitha perimet.
Në një tigan ngrohim pak vaj ulliri dhe lugë lugë formojmë qofte mesatare. I lëmë ato të skuqen 3-4 minuta nga secila anë. Kur ti kemi kthyer qoftet, vendosim nga secila anë pak djathë që shkrin. I lëmë të piqen komplet edhe nga ana tjetër dhe më pas i shërbejmë të ngrohta. Përveçse në tigan mund ti gatuajmë edhe në furrë në 180 gradë për 20 minuta

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

show more

Share/Embed