Dita e parë e familjes mbretërore në Shqipëri (29 Qershor 2002)
RTV KLAN RTV KLAN
1.98M subscribers
6,302 views
25

 Published On Sep 20, 2021

Lajme Arkiva 2002

Dita e parë në atdhe e famijles mbretërore ka kaluar e qetë dhe pa probleme. Veç emocioneve të mëdha dhe lodhjes fizike asgjë tjetër nuk ka shqetësuar Nënën Mbretëreshë Geraldinë, pretendentin e fronit Leka Zogun dhe bashkëshorten, si edhe princin trashgimtar Leka.

Pritjet e rastit që nga mesdita nuk kanë zgjatur shumë, ndërsa pjesëtarët e familjes kanë nxituar të shplodhen pasdite në dhomat e sistemuara që më parë. Gjithsesi në ambientet e brendshme të vilës vazhdon të ketë bagazhe të pahapura dhe sende personale ende të pavendosura.

Princi Leka po kujdeset për 5 qenë të racës bokser, që i ka marrë me vete nga Johanesburgu, ndërsa motrat e Nënës Mbretëreshë po sistemojnë ashtu si edhe bashkëshortja e Lekës, Suzana, pikturat dhe sendet e tjera.

Edhe kuzhina ndodhet në regullim e sipër. Ushqimi për vaktet e kaluara është marrë i porositur nga një restorant aty pranë dhe është pëlqyer nga të gjithë. Ndërsa pretendeti për fronin Leka, kafen e mëngjesit sot e ka pirë me dy miq të vjetër të tij, vëllezërit Idajet dhe Myzafer Bushka të cilët kanë mbërritur posaçërisht nga Amerika për ta takuar familjen në atdhe.

Njëri nga vëllezërit disponon në ruajtje edhe një pjesë të arkivit të panjohur të familjes. Sipas burimeve të brendshme Leka ka shtyrë për ditën e hënë konferencën për shtyp pasi ndihej akoma i lodhur. Ndërsa i biri i tij ka filluar ta njoh kryeqytetin që një natë më parë. Në mbrëmje ai ka shëtitur me makinë në rrugët kryesore të Tiranës, ku ka marrë edhe ftesat e para nga vajzat për të dalë në shoqërinë e tyre.

Ndërsa sot ai ka kontaktuar me tre shokë shqiptar me të cilët ka mbajtur korrespondencë prej disa vitesh. Stafi i ngushtë i familjes ndodhet i angazhuar në çdo orë të ditës, por shqetësimi më i madh është ai i koleksionit të armëve që ndodhet ende në aeroportin e Rinasit.

Fluturak Gërmenji: Ai është një koleksion privat dhe besoj se do të mbahet në mjediset e rezidencës. Është përgatitur dhe vendi për të, por duhet të pyesim sepse ka një boshllëk në ligj për mënyrën e ekspozimit dhe përdorimit të armëve. Nuk është parashikuar, ka një koncept ndryshe lindje-perëndim, siç shpesh ndodh në shumë raste. Tradicionalisht në Shqipëri armët janë bërë të papërdorshme kur janë ekspozuar. Ndërsa në gjithë botën e qytetruar, koleksioni i armëve mbahet i plotë në gjendje pune, i shoqëruar dhe me municionet përkatëse.

Por ashtu si dhe stafi pjesëtarët e familjes shpresojnë se kjo çështje do të zgjidhet shpejt. Për të kaluar më pas në një ftes për kafe me kryeministrin Majko si edhe një pritje me gazetarët në ambientet e pasme të rezidencës së përkohshme të familjes mbretërore./tvklan.al

Gazetari: Roland Zili


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed