Opinion - Arratisjet në vitet e komunizmit (15 shkurt 2012)
RTV Klan Arkiv RTV Klan Arkiv
48.1K subscribers
326,261 views
0

 Published On Dec 11, 2019

Që nga viti 1945 Shqipëria komuniste mbylli të gjithë kufijtë me fqinjët, duke u bërë më hermetik pas vitit 1948. Ndërsa në vitin 1950 kufiri ishte i pakalueshëm, ligjet e vendit ndryshuan dhe tentativa e arratisjes konsiderohej tradhti e rëndë ndaj atdheut dhe dënohëj nga 10 deri në 25 vjet burg, por kishte raste që shndërrohej edhe në dënim me vdekje.
Masat ishin edhe më të rrepta ndaj familjarëve të atyre që tentonin të arratiseshin ose arratiseshin, të cilët internoheshin në fshatra të izoluara. Në 45 vitet e regjimit komunist pati thuajse 9600 tentativa arratisjeje, mbi 8000 veta u arratisën, rreth 6000 veta u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, ndërsa 3200 u kapën dhe u dënuan me burg.

Një nga historitë e arratisjeve në vitet e komunizmit është ajo e tre shokëve Arben E., Ismail A., dhe Altin R., të cilët kishin ndërtuar ëndrra për një të ardhme më të mirë. Në moshën 22-vjeçare vendosën të arratiseshin nga Shqipëria pa lajmëruar askënd. Prej një viti ata kishin planifikuar arratisjen e tyre nga Mali i Thatë në Pogradec në drejtim të Jugosllavisë.

U nisën një ditë marsi të vitit 1989, të shoqëruar nga Namik A., të shqetësuar për fatin e familjeve të tyre për shkak të arratisjes së tyre. Por përgjatë rrugës u hasën me parrullën e famshme “Ndal! Duart lart!”. Ata u shpërndanë, duke u munduar t’i shmangen breshërisë së kallashnikovëve. Arbem E. dhe Altin R. mbetën të vrarë, ndërsa Namik A. mundi të shpëtojë dhe të kalojë kufirin. Ismail A. u kap nga rojet e kufirit, doli në gjyq dhe u dënua me 10 vjet burgim për tradhti të lartë ndaj atdheut, por doli pas 2 vitesh nga zhvillimet demokratike.

Në vitin 1994 ky i fundit u takua me Namik A. për një qëllim, të gjenin eshtrat e shokëve të tyre, që vdiqën me ëndrrën për të jetuar në një botë të lirë. Ende sot nuk i ka çuar asnjë gjurmë tek ajo çfarë ka mbetur nga shokët e tyre të fëmijërisë, asnjë gur, ku mund t’i qajnë familjarët e tyre.

Ata kanë hyrë në listën e të zhdukurve si thuajse 6000 vetë që në 46 vitet e komunizmit tentuan të sfidonin izolimin dhe frikën që të kalonin në një botë të lirë. Kjo është një nga qindra historitë tragjike që shenjuan periudhën komuniste.

/tvklan.al

show more

Share/Embed