Ziçishti i Devollit, fshati i çmuar ortodoks me vlera humane që të lë pa fjalë-Fshatrat e Shqipërisë
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.76M subscribers
83,750 views
336

 Published On Premiered Jun 19, 2021

Ilnisa Agolli, na udhëton drejt Devollit, një vend që të fton t’i hidhesh në krahëror sapo shkel. Një natyrë që e ka qëndisur Zoti. Me njerëz mikëpritës e bujar që të frymëzojnë. Fshati ku lindi muzika, tradita me kitarë e këngë vijon njësoj dhe sot edhe pse kanë mbetur pak njerëz.

Ziçishti është një fshat i vogël, në këmbë të malit të Moravës, që fushën e bukur me lumin e Devollit në mes, e ka shtruar përpara vetes si sofër të begatë.
Dy janë vlerat më të mëdha të këtij vendbanimi të hershëm, personalitetet e shquar me dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare si peshkopi i Korçës(1937-1939) Evllogj Kurila dhe profesor i teologjisë në universitetin e Athinës,
Koste Çekrezi ( 1892-1959) ; ambasadori i parë shqiptar në Washington (1919-1922) diplomat, historian, politikan dhe gazetar, figura e tretë madhore e shqiptarëve të Amerikës, pas Konicës dhe Nolit, dhe i katërti shqiptar që mbaronte Harvardit në 1918.
Këtu ka pesë kisha. Njëra më e bukur se tjetra. Agolli, na i tregon të gjitha!

Vlera me e madhe janë dhe vajzat e Ziçishti dhe gratë...
Bukuria e tyre, fisnikëria, sharmi dhe kënga e serenatës i ka bërë ato një nga pasuritë më të vyera të fshatit...
Nëse hyn nëpër portat e ziçishtarëve do të gjesh aty një kitarë të varur në mur, që pret dhe bashkë me harenë e ushqimin tradicional që të shtrohet tryezës...nuk të vjen të ikësh më prej andej. Ndiqe videon e plotë:

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FshatrateShqiperise#TopChannel

show more

Share/Embed