Xhymertlliku Tironas
SuperTramp SuperTramp
846 subscribers
2,179 views
8

 Published On Jan 2, 2015

Tirana (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[4]

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana e shpalli pavarsinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[4] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[4] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në rreth 830.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut "Partizani" në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut "Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin "Mozaiku i Tiranës"

show more

Share/Embed