Zupë me "Shije Shtëpie" nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
31,711 views
279

 Published On Nov 11, 2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1 litër qumësht

2 të verdha veze

2 lugë gjellë niseshte

2 lugë gjellë miell

4 lugë gjellë sheqer

1 lugë çaji gjalpë

Vanilje

Për mbushje

10 biskota savojard

4 lugë gjellë liker ose lëng portokalli

4 lugë gjellë reçel

Vendosim qumështin në tenxhere duke hequr mënjanë 1 gotë qumësht. Në një tas përziejmë të verdhën e vezëve + miellin + niseshten. I përziejmë mirë dhe shtojmë gotën me qumësht deri sa vezët dhe mielli të formojnë një masë homogjene të cilës i shtojmë pak qumësht duke e përzier vazhdimisht derisa të valojë për 3 min. Fikim zjarrin dhe shtojmë pak gjalpë duke e përzierë mirë dhe pak vanilje. Heqim pak krem dhe e përziejmë me 1 lugë gjelle kakao me qëllim që të kombinojmë shijen.

Vendosim në gotat e trupit nga 1 lugë gjellë krem të bardhë. Lagim 1 biskotë të ndarë në gjysmë, me liker ose lëng portokalli. I vendosim në tas më pas shtojmë pak reçel ose stafidhe ( rrush të thatë) + 1 lugë gjellë arrë të copëtuar. I mbulojmë me 1 lugë gjellë krem me kakao. I mbulojmë me krem dhe vendosim tasat në frigorifer për 2 orë. Pasi të ftohen i dekorojmë me reçel ose çokollatë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

show more

Share/Embed