Dëshmia e Nuredin Dumanit: Olta Xhaçkës i zgjidha “ca punë”, më pagoi dhe punësoi motrën në ministri
Pamfleti Pamfleti
289K subscribers
72,150 views
281

 Published On Jun 8, 2024

#pamflet #pamfleti #pamfletichannel #oltaxhacka

Killeri Nuredin Dumani, prej 2 vitesh i arrestuar dhe i penduar i drejtësisë, në dëshmitë e tij ka përmendur qeveritarë, politikanë, drejtues policie, drejtësie e biznesmenë, me të cilët ka pasur lidhje, ka marrë mburojë, financime, pasuri e qoka dhe u ka kryer shërbime kriminale.

Deri tani, një ndër ata është ish-kryeministri e ish presidenti Ilir Meta, për të cilin, Nuredin Dumani deklaroi, se ka porositur dhe financuar kërcënime, peng marrje e vrasje me pagesë për rivalitet politik, biznesi, bashkëpunëtorë e dëshmitarë drejtësie për aferat e tij.

Por në dosjen e dëshmive të killerit Nuredin Dumani, është skeduar dhe deputetja Olta Xhaçka me bashkëshortin e saj ndërtues Artan Gaçi, për një rast lidhje interesash e shërbimesh kriminale, kur ajo ishte Ministre e Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë, për ditët e fundit të muajit tetor 2021, kur Nuredin Dumani në kulmin e fuqisë, e tmerrit që kishte krijuar, u kontaktua nga persona pranë klaneve të Olta Xhaçkës, për ta lidhur me burrin e saj aktual Artan Gaçi, që kërkonte “ndihmë” prej tij kundrejt shpërblimit.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, 2 javë pas ofertës, ai është takuar në një nga komplekset në periferi së Tiranës me burrin aktual të ish-ministres Olta Xhaçka, biznesmenin Artan Gaçi, cili i ka kërkuar ndihmë për të zgjidhur “ca punë” shqetësuese urgjente.

Çështjet që i ka zgjidhur burrit ndërtues e importues ilaçesh të Olta Xhaçkës, ishin këto:

Evitim i gjobëvënieve financiare e pasurore, nga eksponentë të botës së krimit, ndaj të cilëve, Nuredin Dumani kishte përdorur njohjet e mirëkuptimin si “kolegë”, kërcënime e dhunë.

Me kërcënime, i mblodhi burrit të Olta Xhaçkës, shumë borxhe që i kishin biznesmenë, blerës apartamentesh e lokalesh, persona që u kishte dhënë miliona me fajde e tregtarë ilaçesh; por dhe i krijoi lehtësi e garanci, për tokat që Xhaçka e Gaçi kishin zaptuar në Tiranë e bregdet.

Pyetjes së hetuesit të BKH, se çfarë kishte marrë si shpërblim nga Artan Gaçi; killeri Nuredin Dumani i është përgjigjur, se përveç vlerave financiare, ministrja Olta Xhaçka i kishte punësuar motrën Xhuljana Dumani në Ministrinë e Jashtme.

"Pamfleti" media që s'e dorëzon pavarësin e saj,i paraprinë një qeverisje të ndershme!

SUBSCRIBE to "Pamfleti Channel" on YouTube for NEWS

Për më shumë vizitoni: https://pamfleti.net/

Follow "Pamfleti" on Instagram
https://www.instagram.com/pamfleti?ig...

Follow "Pamfleti" on Facebook
https://www.facebook.com/pamfletimedi...

Follow "Pamfleti" on TikTok
https://www.tiktok.com/@pamfleti?_t=8...

show more

Share/Embed