Në SPAK, Ilir Meta u pyet 1 orë për lidhjet me ndërtuesin Dod Doçi
Pamfleti Pamfleti
288K subscribers
11,315 views
60

 Published On Jun 22, 2024

#pamflet #pamfleti #pamfletichannel #spak

Gjatë ditëve pas daljes nga SPAK, Ilir Meta e ka thënë vetëm një herë, faktin që u pyet për lidhjet me ndërtuesin Dod Doçi të kompanisë “Lura”, i cili prej vitit 2003 ka ndërtuar 5 komplekset “Lura” në Lalz, ku kanë marrë vila; Sali Berisha, Ilir Meta, ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe një numër shumë i madh ministrash, ish-ministrash dhe zyrtarësh të lartë.

Faktikisht, nga 3 orë e 20 minuta i mbyllur në SPAK, personi  nën hetim Ilir Meta, 1 orë është pyetur vetëm për lidhje interesash, që ka pasur dhe ka me Dod Doçin, ndërtuesin e komplekseve “Lura” në Lalz, i cili rezulton se është ndërtuesi i vilës së Ilir Metës.

Lidhur me vilën luksoze, të bazuar në dosjen hetimore të BKH, raportet e SHISH, Anti-krimit, Drejtorisë së Parandalim- Pastrimit të Parave e në shumë denoncime, prokurorët i kërkuan Ilir Metës, të provonte me dokumente, burimin e pronësisë së tokës, firmën ndërtuese, koston e ndërtimit, të mobilimit, të mjediseve të jashtme dhe burimin e financimit të tyre.

Tiranë, ose në komplekset në Lalz “Lura 2” nisur në vitin 2012, “Lura 3” nisur në vitin 2013, “Lura 4” nisur në vitin 2017 dhe “Lura 5” nisur në vitin 2021.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, rezulton se BKH ka dorëzuar shumë prova, për lidhje interesash të Ilir Metës me ndërtuesin mafioz Dod Doçi, mes tyre ortakëri në ndërtime, shit-blerje fiktive dhe fshehje të shumë pasurive, por në muajin maj 2022, këto prova i kishte hequr nga dosja hetimore, ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

"Pamfleti" media që s'e dorëzon pavarësin e saj,i paraprinë një qeverisje të ndershme!

SUBSCRIBE to "Pamfleti Channel" on YouTube for NEWS

Për më shumë vizitoni: https://pamfleti.net/

Follow "Pamfleti" on Instagram
https://www.instagram.com/pamfleti?ig...

Follow "Pamfleti" on Facebook
https://www.facebook.com/pamfletimedi...

Follow "Pamfleti" on TikTok
https://www.tiktok.com/@pamfleti?_t=8...

show more

Share/Embed