Mesazhi i Rames nga Vlora per opoziten: Do te pergjigjen para drejtesise | ABC News Albania
ABC News Albania ABC News Albania
484K subscribers
69,554 views
575

 Published On Feb 16, 2019

Ashtu siç kishte njoftuar ditë më parë, Kryeministri Edi Rama në të njëjtën orë me protestën e opozitës zhvilloi takimin e radhës “Bashkia që duam”. Nga Vlora ai dha mesazhin se së shpejti shumë prej përfaqësuesve të opozitës do të përgjigjen përpara drejtësisë.

Ndërkohë që kryeministria rrezikohej të digjej, Kryeministri Edi Rama kishte ulur në karrige në bulevardin Ismail Qemali shumicën e qytetarëve Vlonjatë e jo vetëm.

I kompozuar si një amfiteatër i kohëve moderne, bashkëbisedimi për Bashkinë që duam nuk i ngjan aspak atyre që janë zhvilluar në qytete të tjera.

Kryeministri e justifikon të ashtëquajturën reklamë që i bëri opozita një ditë më parë.

E ndërsa fliste për Vlonjatët u dërgonte mesazh të gjithë shqiptarëve se cili është zoti që ia zgjidh problemet.

Të gjitha punët e mira kanë ardhur pas cuarjes së tepsisë për skrap tha kryeministri Rama të cilit duket se i ka sjellë fat bashkimi i aleatëve kundërshtarë.

Në fushatën elektorale të vitit 2017 përsëriste se opozita i trembet reformës në drejtësi, dy vjet më pas thotë se ka ardhur koha që disa prej tyre të jenë pas hekurave.

Nuk dha asnjë mesazh të drejtëpërdrejtë për njerëzit e mbledhur përpara kryeministrisë në të njëjtën orë më këtë takim në Vlorë. Atë që nuk e tha kryeministri e shprehu ish ministri Damian Gjiknuri.

Në 60 minutat e qëndrimit në Vlorë, pati edhe disa batatuta nga ati që shoqërjnë këto takime. /abcnews.al

show more

Share/Embed