Top News/ Nga “Shigjeta” e deri tek “Kupola e Hekurt”, njihuni me sistemet mbrojtëse të Izraelit
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.75M subscribers
2,961 views
5

 Published On Oct 3, 2024

Sistemi shumështresësh izraelit i mbrojtjes ajrore kaloi një tjetër provë pas breshërive të raketave të lëshuara nga Irani. Me shumë se 180 raketa u parandaluan që të godisnin kryeqytetin izraelit nga mbrojtja e sofistikuar ajrore. Sukseset kanë nisur që vitin e kaluar kur Izraeli është përballur me sulme nga Libani, Gaza por dhe vende të tjera.
Në këto sulme janë përdorur raketa me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi, dronë dhe raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, si ato të lëshuara të martën. Në këtë sulm u angazhuan edhe shtetet e bashkuara dhe Britania që ndihmuan në iterceptimin e një numri të madh raketash në qiellin e Jordanisë. Zeri i Amerikës është ndalur dhe ka bërë një vështrim të sistemeve mbrojtëse duke nisur nga Shigjeta; sistem ky i prodhuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, përfshirë llojet e ndryshme të raketave balistike që Irani lëshoi të martën. “Shigjeta”, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur edhe në luftën aktuale për të interceptuar raketat me rreze të gjatë veprimi, të lëshuara nga militantët e grupit Huthi në Jemen. “Llastiku i Davidit” është ndërtuar gjithashtu në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, dhe është një sistem për interceptimin e raketave me rreze të mesme veprimi. Sistemi tjetër është ai i “Kupolës së Hekurt” për rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi dhe ka një shkallë suksesi mbi 90%. “Shufra e hekurt” është sistemi më i ri për interceptimin e sulmeve me teknologjinë lazer. Izraeli ka thënë se ky sistem do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse operimi i tij do të jetë me një kosto shumë më të ulët sesa sistemet ekzistuese. Sipas mediave izraelite, kostoja e operimit vetëm një herë i sistemit “Kupola e Hekurt” arrin në rreth 50,000 dollarë, ndërsa përdorimi i sistemeve të tjera mund kushtojë mbi 2 milionë dollarë për interceptimin e vetëm një rakete. Përdorimi i sistemit “Shufra e Hekurt”, nga ana tjetër, do të kushtonte disa dollarë për rrëzimin e një rakete, sipas zyrtarëve izraelitë. Por ky sistem nuk është ende në funksion.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Izraeli#

show more

Share/Embed