Dosja K - Dilfiros dhe Ramazan Veli, nga jeta mondane në kënetën e Bedenit
Dosja K Dosja K
16.9K subscribers
10,189 views
0

 Published On Premiered Oct 17, 2023

#dosjak #reporttv

Dilfiros dhe Ramazan Veli
Nga jeta mondane në kënetën e Bedenit

Fundi i viteve ’30 ishte si një përrallë në shtëpinë e Ramazan Velit.  Djaloshi i pashëm që kishte studiuar Ekonomi në Universitetin e  Liezhit në Belgjikë dhe kishte ngritur në majat më të larta suksesin e firmës tregtare “Vëllazën Veli", e themeluar nga i ati Ali Veli, tashmë po shijonte veç suksesit profesional edhe ditët më të bukura me bashkëshorten e tij Dilfiros dhe fëmijët, që kishin nisur të vinin njëri pas tjetrit në familjen e tyre.
Çifti kishin jetuar vite të paharrueshme që prej fejesës së tyre. Udhëtimet në qytetet më të bukura të Europës, jeta mondane, muaji i mjaltit, dhe ditët e paharruara në hotelet rrezëllitëse si "Ritz" në Londër e Paris apo "Quirinale" në Romë…. Verat e pararrueshme në vilën  e plazhit të Durrësit, koncertet, filmat, librat e pafund që lexonin, mbrëmjet me shoqërinë e tyre në Durrës….gjithçka do të kalonte  si skenat  e një filmit të bukur që s'te lë kohë as të reflektosh. Çfarë vjen pas lumturisë? A do të jetë jeta gjithmonë kaq e bukur?
Dilfiros, një nga vajzat më të bukura në Durrësin e atyre viteve, nuk e dinte se çfarë e priste disa vite më vonë. Nga kjo tablo e bukur e plot shkëlqim e jetës së tyre në vitet '30 e deri në mesin e viteve '40, do të mbetj fare pak, vetëm kujtimet dhe vlerat e përftuara nga ajo jetë e kultivuar, vlera që do i vyenin shumë gjatë ditëve të vështira që i prisnin atë vetë, bashkëshortin Ramazanin, fëmijët dhe gjithë të afërmit e tyre…..
 

show more

Share/Embed