Pa Gjurme-‘E ke në Michigan, është shëndoshë e mirë’/Shokohet i vëllai nga dëshmitari: Më trego pse…
Pa Gjurme Pa Gjurme
32.4K subscribers
8,648 views
50

 Published On Jul 26, 2024

Fran Marku është i riu nga Shkodra i cili rezulton i humbur që prej vitit 2007. Një nga pesë djemtë në një familje të madhe, Rute dhe Ndue kishin 6 djem dhe një vajzë.
Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeçaren, qëndronte asokohe në shtëpi për t’u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme. Ishte viti 2004 kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta. Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mospajisja me dokumenta. Në gusht të vitit 2006 Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehet në Shkodër për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 38-vjecarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se:
“Unë do të iki në një vend shumë të largët, ikjen e kam 100% të sigurtë, por të lutem mos i trego familjes, derisa unë të shkoj “…
Familjarët kujtojnë se pak pas kësaj bisede, ndërsa ishin në shtëpi sëbashku, Franit i bie telefoni dhe flet gjatë me një person të panjohuar për afro 1 orë. Nga pasditja rreth orës 17:00 Frani është parë të dalë nga shtëpia, por lë telefonin dhe në sirtar nuk i kishte marrë as paratë. Ishte nisur i veshur firmato dhe me vete kishte marrë vetëm pasaportën e tij. Kjo ikje e çuditshme e tij ka mbetur në kujtesën e familjarëve si një mister që la pas Frani. Ky largim i mistershëm ngre pikëpyetje të mëdha. Që nga ajo ditë familja nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen apo fatin e Fran Markut. Shokët e tij dijnë të thonë të vetmin detaj, atë se dëshira e Franit kishte qenë gjithnjë të shkonte në një shtet të largët…emrin e të cilit nuk e mësuan kurrë.

show more

Share/Embed